Dosja e 7 policëve të pezulluar për zbulimin e një skeme gjobash ndaj automjeteve në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se pas Prokurorisë së Korçës, edhe Gjykata ka shpallur moskompetencën për çështjen duke ia kaluar SPAK-ut.

Ditën e djeshme janë dhënë masat në ngarkim të efektivëve të Policisë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Ndërkohë, mes policëve është dhe ish- shefi i qarkullimit në Policinë e Korçës, i cili u shkarkua prej kësaj skeme.

Policët ishin pjesë e komisionit të gjobave, ku lironin automjetet e bllokuara në rrethin e Korçës kundrejt pagesave nga qytetarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb