Egnatia është një nga skuadrat pretendente për këtë sezon në elitë. Skuadra nga Rrogozhina e ka filluar mbarë edicionin, teksa në 5 ndeshjet e para ka grumbulluar 10 pikë dhe mban kryesimin e kampionatit. Në Sport News në News 24, në emisionin e drejtuar nga moderatorja Trevisa Tufa, trajneri i Egnatias, Edlir Tetova foli për grupin e tij dhe për pritshmëritë që ka në vijim. Gjithashtu, temë diskutimi ishin edhe rivalët, Tirana dhe Partizani.
Tetova, 10 pikë në 5 javë, ishte ky maksimumi, jeni i kënaqur me ecurinë e ekipit këtë sezon?
Si shkuan gjërat, më vjen keq vetëm për ndeshjen e parë, kur ne goditëm 3 herë shtyllën dhe nuk fituam ndaj Skënderbeun. Nga ndeshjet e tjera kemi marrë maksimumin.
Tetova, skema e re nuk iu lejon të festoni plotësisht, vendi i parë nuk ka shumë vlera për momentin. Kjo skemë, e favorizon apo e dëmton Egnatian?
Skema e re nuk të lë të festosh apo gëzosh. Gëzimi është vetëm momental. Objektivi jonë është top-4. Gjithçka do varet edhe nga forma e lojtarëve.
Është realisht titulli një objektiv konkret? A e ka Egnatia potencialin për të arritur këtë objektiv? Është një pyetje që e bëjnë të gjithë…
Kontigjenti është i mirë. Shpresojmë në rikthimin e grupit. Pse jo mos të synojmë edhe titullin.
Si e shihni Egnatian në raport me dy ekipet e kryeqytetit, me Partizanin ndatë pikët…
Ne me Partizanin kemi luajtur dhe kemi bërë një ndeshje të mirë. Ajo ndeshje ishte e mirë dhe meritonim më shumë se një barazim. Për Tiranën nuk mund të flas sepse nuk jemi përballur ende.
Keni sulmin më të mirë në Superiore, por keni pësuar 6 gola në 5 javë. Çfarë i duhet këtij ekipi për të kaluar në një tjetër nivel?
Kemi shënuar gola, po ta krahasosh me sezonin e kaluar, jemi tjetër nivel. Kemi pësuar 6 gola, vitin e kaluar nuk morëm aq. Kjo do të thotë se nuk kemi bërë mirë në atë aspekt. Gjithsesi, shpresojm,ë që të bëjmë mirë në vazhdim.
Këtë javë përballeni me Vllazninë, një rival që nuk humbisni prej 6 javësh, çfarë sfidë pret të mërkurën në Loro Boriçi?
Kemi rikuperuar vetëm dy lojtarë. Shpresoj që grupi të jetë i plotë, të mërkurën synojmë 3 pikët. Çdo gjë tjetër i përket fushës.
Si e shikon Vllazninë?
Vllaznia është skuadër e re, ka ruajtur një bosht lojtarësh. Nuk është se Vllaznia e ka bërë ekipin sot, ka një ekip me traditë. Kemi qënë përpara me ndeshjet ndaj tyre, por këtë herë, Vllaznia do jetë e uritur për të shkuar drejt fitores.
(J.S/BalkanWeb)