Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi i ftuar në emisionin “Real Story” foli për masat e reja ndihmuese që qeveria do japë për fermerët. Ai tha se fermerët do marrin naftë nga qeveria dhe mund ta përdorin për nevojat e tyre.

“Ne naftën do e lëmë në dorë të fermerit, ata ose mund të mbushin traktorin për të punuar ose ta përdorin për punë të tjera. Ne sot kemi 9700 traktorë dhe 1500 janë me targa. Po ndërmarrim një proces që t’i formalizojmë që ta lidhim skemën me produktin, ne sot e kemi të lidhur skemën me fermerin”,- tha ai.

Ndërsa Çuçi fliste dhe merrte si shembull rastin e Maqedonisë së Veriut, ai u kundërshtua nga analisti Shpëtim Nazarko, i cili tha se ata ishin 100 vite para Shqipërisë sa i përket bujqësisë.

Çuçi: Në Maqedoni kanë krijuar një zinxhir perfekt që funksionin…

Nazarko: Janë 100 vite para nesh ata

Çuçi: Po lëri këto more!

Nazarko: Po lëre ore ti tani ashtu janë! E ke gabim se të dëgjova 20 minuta

Çuçi: Të lutem më dëgjo, meqë jemi te Maqedonia

Nazarko: O zotëri është 100 vite para teje, mjafton të shohësh një shifër

Çuçi: Unë isha me ministrin e Bujqësisë së Maqedonisë…

Nazarko: Çfarë të tha që ishin më keq?

Çuçi: Jo mo jo, ai tha ne kemi rënë dhe skema e subvencionit po na kthehet në një piramidë. Ne jemi në këtë fazë më tha. Para 9 vitesh kur filluam skemën e subvencionimit ishim mbi 2 milion të imëta, tani kanë 600 mijë se është ktheyr në skemë asistence sociale.

Nazarko: Gabim i më i madh që bëjnë vendet në zhvillim, ore unë sa flas…juve sikur ju djeg çfarë them unë…

Çuçi: Unë të thashë çfarë më tha ministri i Maqedonisë

Nazarko: Ata e kanë +900 milion shifrën e eksporteve ti e ke me -800. Cdo vend i varfër ka një aksion nuk zhvillohet nga politikat monetariste. Edhe 5 mijë lekë të më japësh ti unë kaloj hallin, të vi prapëe unë. Në kohën e Enverit kishte 30 miliard gabime, po kishin sektor çpimi dhe përpunimi të naftës, ishte sektor strategjik. Sot kemi nja 2 mijë apo 3 mijë naftëtarë atje në Ballsh, kush nuk i ka parë? Po e kanë shfrytëzuar atë gropën aty vetëm për ta mjelë e vjedhur, e vjedhin atë naftë. Tani merre këtë ARMO-n dhe thuaj do e përpunoj vetë naftën dhe i them Bankers pa ma ble ti zotëri mua këtu naftën. I thua atyre pse ky cikël është i hapur dhe njerëzit po ngelen pa bukë. Hajde tani t’ja japim këto para bujqësisë. Ti ke naftën e Shqipërisë këtu ose e bën këtë për 1 muaj ose unë do të ta marr.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb