Skema kombëtare në ndihme të fermerëve ka sjellë radhë të gjata në pikat e aplikimit në Fier. Fermerët shprehen se është e vështirë të aplikosh ndërsa mungesa e internetit ka bërë që pranë këtyre pikave të ketë dyndje aplikimesh.

Fermerët shprehen se është e vështirë të aplikosh edhe pse gjatë viteve të mëparshme kane qenë përfitues. Jo vetëm vështirësia për aplikimin online, por edhe mungesa e internetit ka bërë që pranë këtyre pikave të ketë dyndje të fermerëve për të aplikuar.

Aplikimi është çelur sot dhe do të vijojë deri në 11 prill, ndërkohë që fermerët kanë pohuar se shtimi i më shumë zyrave për të aplikuar do ua lehtësonte shumë procesin e aplikimit ndërsa disa të tjerë kanë pohuar se ky shërbim mund të ofrohet edhe në njësitë administrative.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb