Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me projektin për Portin e Durrësit.

Në një reagim në ‘Facebook’ Blushi thekson se pa u vendosur një tullë dhe pa leje ndërtimi, kanë nisur të shiten “apartamente” që nuk ekzistojnë.

REAGIMI I BLUSHIT
Pa asnjë tullë të vendosur dhe pa leje ndërtimi, në Durrës kanë nisur të shiten “apartamente” që nuk ekzistojnë. Shitja e ajrit për banesa, në të ashtëquajturin Portin e Durrësit është një aferë tipike mafioze e Edi Ramës, që synon të grabisë paratë e shqiptarëve përmes një skeme të mirëfilltë piramidale. Drejtësia duhet të reagojë pa vonesë dhe të ndërhyjë për të penguar nënshkrimin e çdo kontrate paraprake shit-blerje, në kundërshtim të ligjit dhe në dëm të qytetarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb