Kur as i vdekur nuk e lë dot qelinë! Episodi i pakëndshëm u regjistrua sot në burgun e Peqinit, pas vetëvrasjes së një të burgosuri. Trupi i pajetë i Gjergj Selimit ka qëndruar për disa orë në ambientet e burgut, pasi nuk kishte një autoambulancë për të transportuar kufomën në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Burime për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se kufoma është transportuar me ambulancën e spitalit të Peqinit drejt Tiranës. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sipas burimeve të besueshme ka kërkuar ndihmën e spitalit, pasi ambulanca e IEDP ishte jashtë shërbimit.
Ndërkaq pas marrjes në përdorim të ambulancës së spitalit të Peqinit edhe ky institucion mbetet përkohësisht pa shërbimin e autoambulancës. Mësohet se trupi i pajetë i Selimit do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Selimi kishte bërë 20 vite burg për vrasje, ndërsa nuk dihet se edhe sa vite burg i kishin ngelur.
(BalkanWeb)