Kryebashkiaku i Chernihiv, ka thënë se qyteti është shkatërruar plotësisht nga rusët dhe se deri më tani janë vrarë 200 civilë. Ai tha më tej, se prej ditësh ata janë të izoluar në qytet dhe se ushtria armike ka shkatërruar urën mbi lumin Desna, që luante një rol kyç për ta.

“Është shumë e lehtë të shohësh dëmet, thuajse i gjithë qyteti është i shkatërruar”, ka thënë kryebashkiaku.

Më tej ai ka theksuar se evakuimet janë të pamundura pasi qyteti është i rrethuar. Gjithashtu shtoi se mungon energjia elektrike dhe uji, duke ia bërë jetesën akoma më të vështirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: