TIRANË

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha deklaron se në këto momente nuk kemi nevojë për diktaturë dhe kërcënime me burg por për një sërë hapash të tjerë. Në një postim në “Facebook” Gjosha shkruan se nevojiten teste masive, infrastrukturë nëpër spital dhe një paketë për daljen nga kriza ekonomike.

“Në këto momente nuk kemi nevojë për diktaturë dhe kërcënim me vite burg. Më shumë se kurrë nevojitet profesionalizëm, testim në masë për të kuptuar se sa është përqindja e popullsisë e prekur deri në këto momente, kemi nevojë për pajisje dhe infrastrukturë lehtësuese nëpër spitale.

Kemi nevojë për një paketë të qartë të daljes nga kriza ekonomike.

Çdo kërcënim me vetëkënaqësi, për të nënshtruar qytetarët, është një përpjekje për të mbuluar dështimin dhe mungesën e një strategjie të qartë se si do të dalim nga ky tunel i errët”, shkruan Gjosha.

Gjosha Fb
Gjosha Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: