TIRANË

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi sot se modeli i marrë nga maxhoranca për listat e hapura dhe pragun zgjedhor bazohet në modelet më të mira europiane, duke përmendur Austrinë, Holandën, Danimarkën, Kroacinë etj.

Duke iu drejtuar deputetëve të opozitës së re, Balla theksoi se shqiptarët nuk gabojnë kurrë me votën dhe t’i lënë llogaritjet matematikore.
Nuk munguan akuzat për Presidentin Ilir Meta dhe kreun e PD-së Lulzim Basha.

Pjesë nga fjala e Ballës
Ishte fjala më e dobët që mund të ketë folur ndonjëherë në këtë Kuvend dhe ia uroj të kthehet në Kuvend vitin e ardhshëm siç ia uroj kujtdo nga jush. Në kuvend kemi mundësi për të bërë sherr kur të doni por jo kur bëhet fjalë për qëndrime zyrtare të shtetit shqiptar për integrimin europian.

Të shfaqim atë që e kemi me ligj, procesin e integrimit e drejton Kuvendi i Shqipërisë. Qeveria ka ecur përpara. Tha një deputet këtu që keni 7 vite që keni hapur negociatat. Një gjë duhet tua kujtojmë shqiptarëve, i gjithë procesi i negocimit të Marrëveshjes së Stabilizimit është negociuar nga qeveritë socialiste. Njëri nga kryeministrat e keni këtu pas meje, z.Majko në 2002 dhe pastaj kryeministri Nano që thuajse e mbylli marrëveshjen dhe që edhe për strategji u la të firmosej pas zgjedhjeve të 2005. Nga ai moment Shqipëria nuk bëri asnjë hap tjetër. Aplikuan për vend kandidat në prill 2009 dhe në prill të vitit 2009 aplikuam gjatë presidencës çeke dhe mbetëm në klasë për vite me radhë derisa në qershor 2014 kemi marrë statusin e vendit kandidat duke treguar seriozitet në zbatimin e prioriteteve. Përgjatë këtyre viteve jo vetëm morëm statusin por edhe kemi plotësuar kushtet,. një nga ta reforma në drejtësi. këtu lidhemi me ju jo me ata që ikën.

Populli shqiptar duhet ta dijë fare mirë Meta dhe Basha janë bashkë kundër reformës në drejtësi, ndërsa ju jo. Këtu meritoni respekt por këtë respekt nuk duhet ta shpërdoroni kur bëhet fjalë për interes personal se si do vij unë në parlament. pop shqiptar është gjykatësi më i drejtë. Shqiptarët nuk gabojnë kurrë me votën. Lërini llogaritjet matematike. Ça e dini popullin? Unë do vij këtu, unë do jem por nëse populli i Elbasanit do më japë mua 0 vota dhe unë do vij në parlament…Unë e mirëkuptoj z. Murrizi ka të drejtë. Bini propozimet. Lexova propozimet e zonjës Hajdari nuk kuptova asgjë. Sa i përket sistemit, dini gjë se kemi shpikur ndonjë sistem ‘Kaç Islami’ këtu? Jo nuk është. Kemi marrë modelet më të mira të Europës. Austria është vend diktatorial që ka këtë sistem? Sa kohë të flas unë, ti zhurma atje pusho. Të lutem, ose do ndaloj deri sa ti të dalësh jashtë. Danimarka mos është gjë vend diktatorial se ne e marrim për model. Kroacia? Dhe kemi dallim nga Kroacia kur pragu është 5%. Çekia apo Holanda?

Gjithë këto vende, merrini dhe pyeteni. Është një draft që sjell bashkë ekipet. Në politikë konkurrohet me ekip e lidership e program. Ju s’keni ekip, lidership e program jo e jo. Meta-Basha, Basha-Meta, këta të dy janë bashkë.

Rezoluta është shumë e rëndësishme, plani është i detajuar. Kemi miratuar 5 qershorin, fjalë për fjalë. Ka pasur një reflektim për plotësimin e vendeve në Gjykatën e Lartë dhe ka ardhur një shqetësim nga ministrja e Drejtësisë, do ta adresojmë. Kuvendi ecën shumë shpejt për vendet në Gjykatën Kushtetuese. I bëj thirrje çdo juristi të aplikojë deri më 10 tetor. KED dhe institucionet e tjera duhet të kuptojnë që s’mund të tallen më me këtë proces. Të sjellin kandidaturat.

Për historinë e ligjit të medias, një nga deputetët e parlamentit europian që mori pjesë në këtë diskutimin për Shqipërinë, iu përgjigj shqetësimit të një gazetari, zotëri me sa di unë Shqipëria për mediat ka marrë një model shumë të zbutur të modelit gjerman. Ç’faj ka Shqipëria që duhet t’i themi e ke gabim.
PS ka 30-vjetorin vitin tjetër, në 12 qershor dhe në 30 vite të historisë së vet, dy gjëra që lidhen dhe me simbolin e demokratëve të tradhtuar, dy gjëra nuk i ka tradhtuar interesin kombëtar dhe partneritetin e ngushtë me miqtë e Shqipërisë.
Nëse ka një simbol që na shkon ëpr shtat neve, janë këto dy gjëra që na bashkon. Do t’ju thosha ndiqni këto parime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb