Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi siguron se kompania sllovene e prodhimit të fletëve të votimit do i qëndrojë afateve të printimit dhe transportit.

Celibashi thotë se sot pas një komunikimi me përfaqësuesit e kompanisë, nuk ka asgjë problem me formatin aktual.

Sipas tij tashmë s’ka më asnjë problem në lidhje me fletën e votimit.

‘’Të gjitha qarqet një përmasë, koha e prodhimit të fletëve. Ne kemi komunikuar herët në mëngjes me përfaqësuesit e sllovenë, kemi marrë konfirmimin që në këtë format ata mundet t’i qëndrojnë afateve që kemi kërkuar për printimin dhe sjelljen në destinacion në KQZ.

Porcesi tashmë të printimit dhe transportit është më i thjeshtë, përmasa më të vogle rasti tjetër, s’kemi asnjë problem me printimin dhe transportin e fletëve.

Do të jetë në të njëjtin dimension në të gjitha qarqet. Në disa veç prtive dhe koalicioneve ka dhe në 4 qarqe të pavarur, Tirana, Gjirokastra, Berat, Lezha, Shkodra. ‘’- tha Celibashi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb