Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë takimit me përfaqësues të kësaj partie në Vlorë, tha se qëllimi i kryeministrit Edi Rama është që të tjetërsojë gjithçka, duke përfshirë identitetin e vendit madje dhe historinë.

Meta tha se Partia e Lirisë do të ketë një organizim më të mirë në Vlorë, duke sjellë edhe prurje të reja, teksa tha se ajo që i dallon nga partitë e tjera, është referendumi.

“E di që keni pasur shumë pabesi, por gjërat do ndryshojnë totalisht, dhe unë kam një detyrim të fortë ndaj Vlorës, dhe do jem vazhdimisht këtu, do jetë lidhje organike, e besueshme sepse e di që vlonjatët kanë disa cilësi të veçanta, dhe kanë çështje kryesore dinjitetin.

Si mundet një shesh që u bë 100 e ca vite më parë, pa folur me njeri ta tjetërsosh? Nuk kemi të bëjmë thjeshtë me probleme të skizofrenisë, është e qëllimshme të tjetërsohet gjithçka, identitetit, historisë, dhe njerëzit të bëhen materialistë.

Kjo është rruga e shkatërrimit të një kombi, e zhdukjes së identitetit dhe vlerave për të cilat kanë luftuar të parët tanë, por është dhe e grabitjes, porti i Durrësit grabitet, i marrin këta, si puna e inceneratorëve.

Ajo që na duhet në Vlorë është një organizim shumë më i mirë, më gjithëpërfshirës, do ketë edhe prurje të reja, dhe heqja socialiste është pozitive në kuptimin e hapjes. Kryesorja për ne, që dallojmë nga të tjerët është referendumi”, tha Meta.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: