TIRANE- Tashmë po mësohemi me skenat e nxehta që na dhuron shpesh herë aktorja Olta Gixhari. Edhe mbrëmjen e sotme ajo na ka ‘surprizuar’ ndërsa nuk ka nguruar që të t’i japë puthjen e dytë një tjetër këngëtareje.

Pas puthjes që shkëmbeu në ‘Your Face Sound Familiar’ me Flaka Krelanin, kësaj here Gixhari ka puthur Beatrix Ramosaj. E gjithë skena ka ndodhur fill pasi Ramosaj interpretoi këngën e Katy Parry-t “I kissed a girl”.

Beatrix i ka falur një puthje të vogël në buzë Oltës, ndërsa pas këtij ‘spektakli’ nuk mungoi dhe komenti i Arian Çanit. “Më mirë që ndodhi kështu sepse orari nuk lejon skena më të nxehta”, pohoi Çani.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: