FRANCË- Sulmi i së mërkurës në revistën “Charlie Hedbo”, ku humbën jetën 12 persona ka tronditur mbarë botën. Por ajo që ndodhi në Francë bëhet akoma edhe më shqetësuese nga faktet e reja që po dalin në dritë.

Skena në të cilën u ekzekutua oficeri i policisë është një nga më tragjiket. Polici i vrarë, i është lutur për jetën terroristit me maskë para se ai t’i drejtonte armën.

Një video nga ngjarja tregon se polici Ahmed Merabet, që besohet se është mysliman, ndodhej shtrirë në trotuar duke u lutur për mëshirë, ndërsa terroristi e qëllon për vdekje nga një distancë e afërt. 42-vjeçari shihet teksa ngre dorën në thirrje për mëshirë duke thënë: “Do të më vrasësh?”. Personi i armatosur i përgjigjet: “OK shef”, dhe qëllon pa mëshirë mbi të.

Pas kësaj, terroristi u rikthye në makinën e drejtuar nga bashkautori tjetër. Masakra në Paris ku mbetën të vrarë 12 persona të pafajshëm është cilësuar nga mbarë bota si sulm ndaj lirisë së fjalës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb