Nga Spanjë sjellin një version që ndez imagjinatën e tifozëve francez: Karim Benzema mund të rikthehet sërish në Botëror? “Topi i Artë” pësoi një dëmtim pak ditë përpara startit të Botërorit duke e detyruar të braktis përfaqësuesen franceze, por “bomberi” nga 1 dhjetori do të jetë pjesë e Real Madrid me spanjollët që nisin grumbullimin.

Qenzema
Qenzema

Burime pranë klubit madrilen bëjnë me dije se Benzema pritet të bashkohet të enjten me ekipin dhe është gati të stërvitet rregullisht. Pyetja që shtrojnë mediat, por mbi të gjitha tifozët e francez, është e qartë: Nëse Benzema është rikuperuar dhe mund të stërvitet me Real Madrid, a mund të rikthehet sërish në dispozicion të Deschamps?

Karim
Karim

Trajneri i Francës as nuk e ka hequr Benzema nga lista e as nuk e ka zëvendësuar, duke i dhënë mundësinë që të rikthehet, pra nëse i referohemi rregullave nuk ka asnjë kusht që e pengon të jetë sërish në dispozicion të Francës. Nëse Benzema do të rikthehet sërish në Katar, ky do të ishte pa diskutim një rikthim i bujshëm që shumë pak veta e imagjinonin.

(BalknaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb