Titulli dukej një histori i mbyllur që në fillim të fazës së tretë, të gjithë dukeshin të dorëzuar përballë supermacisë bardheblue, por ja që Tirana shpërdoroi me radhë tre raste për të mbyllur matematikisht këtë diskutim. Pavarësisht pakënaqësive apo tensionin në dukje, sërish askush nuk mendon se mund ti heq Tiranës titullin nga duart me një avantazh prej 10 pikë 4 javë përpara fundit.

Laçi nuk dëshironte që Tirana të festonte përballë tyre, si për të konfirmuar se diferenca mes dy klubeve nuk është reale. As Teuta nuk dëshironte të dorëzonte kurorën në kryeqytet, të dyja ia dolën, ndërsa përballë një skenari të tillë tani ndodhet Partizani.

Partizaniii
Partizaniii

Kurrsesi të kuqtë nuk dëshirojnë që Tirana të shpallet kampion përballë tyre do të bëjnë gjithçka për ti shtyrë festën bardhebluve, në të njëjtën kohë do të bëjnë gjithçka për të dalë me pikë të plota për ti blinduar vendin e tretë, një objektiv jetik për të siguruar prezencën në Evropë. Të kuqtë nuk kanë arritur asnjë herë të festojnë përballë Tiranës këtë sezon, në 3 përballjet ndërmjet tyre, Tirana i ka marrë 7 pikë. Për çdo tifoz të kuq një fitore në këtë derbi, duke i shtyre rivalëve të përjetshëm festën, duke u afruar më shumë më evropën, do të ishte një shpagim i vogël për këtë sezon jo pozitiv.

279643132 390348646434148 6502854109786761895 N
279643132 390348646434148 6502854109786761895 N

Nga ana tjetër, Tirana kërkon të kurorëzojë në derbi një sezon shumë pozitiv, pavarësisht 3 ndeshjeve të fundit, një fitore në derbi do të ishte qershia mbi tortë, një fund i lumtur për të gjithë në shtëpinë e bardhebluve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb