Avokati Adriatik Lapaj në emisionin “Open”, deklaroi se partia më e madhe opozitare në vend është e përfshirë në konflikte mes tyre, teksa shtoi se opozita duhet të punojë dhe t’i zgjidhë vetë çështjet mes tyre.

Ndër të tjera theksoi se nëse do të vazhdojnë në këtë mënyrë atëherë do t’i dhurojnë Ramës fitoren në tavolinë.

Pjesë nga biseda në studio:

Ristani: Kur caktojmë palët, partitë politike kanë ligj kanë status. Në raport me të tretë përfaqësohen nga kryetari i Partisë. Në mungesë të kryetarit të partisë, partia përfaqësohet nga kryetari që komandohet nga Këshilli Kombëtar. Kërkesa për dorëheqje shkon dhe gjykohet nga kryetari i gjykatës. Ligji i ka dhënë të drejtë kryetarit të gjykatës të gjykojë nëse gjyqtari është në konflikt.

Adriatik Lapaj: Çfarë ndodh në Apel në rast se ju humbisni gjyqin?

Lubonja: Partitë kanë statutet e tyre. Në stadium u mblodh Këshilli Kombëtar sipas një statute. Nëse ka një krizë partia siç pretenduan këta që mblodhën Kuvendin Kombëtar, Kuvendi ka të drejtë të mblidhet dhe të shkarkojë kryetarin e Partisë. Pra nëse u mblodhën më shumë se gjysma dhe shkarkuan kryetarin, ka mbaruar historia dhe nuk duhet të kishte më vazhdime. I gjithë problem është se këtu nuk kemi drejtësi, u zgjat një vit. Nuk mund të mos ngresh dyshimin kur ke parasysh të gjithë aktivitetin destabilizues për opozitën. Skenari më i mundshëm është që të vazhdojë përçarja. Përçarja do të vazhdojë me të tretin. Me legjitimitetin e asaj që kemi parë, historia ka mbaruar në dhjetor.

Fitim Zekthi: Partia nuk caktohet në stadiume, këtë e përdora si metaforë. Kryetarin e quajti peng, e nisi duke mbledhur firma që nuk e dimë ku u mblodhën dhe si u mblodhën. Jam kundër edhe për arsye ideologjike.

Adriatik Lapaj: Janë dy institucione që gjykata i zgjidh, por nuk i shëron, një është martesa dhe e dyta partitë politike. I kanë dhuruar në tavolinë Edi Ramës pushtetin për të rifituar bindshëm. Ndaj të mos të ia lënë në dorë Edi Ramës, por të ulen të lënë egot mënjanë dhe t’i zgjidhin vetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb