Me transferimin e Messit te PSG dhe Lukakut te Chelsea u duk se supergoditjet e merkatos së kësaj vere përfunduan. Por një skenar i fortë po qarkullon së fundmi.

Presidenti i PSG-së, Naser Al-Khelaifi, e mohoi kategorikisht një largim të mundshëm të Kylian Mbappe nga Parisi, pavarësisht ardhjes së Lionel Mesit.

Sipas asaj që raporton prestigjiozja spanjolle “AS”, ylli francez nuk ka ndërruar mendim edhe pse ka mbërritur tek PSG-ja një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Ai dëshiron vetëm largimin nga parizienët dhe për këtë edhe klubi është i vetëdijshëm.

Real Madrid mbetet objektivi i yllit francez, por problemi qëndron nëse gjiganti spanjoll siguron rreth 200 milionë euro për blerjen e tij. Shumë e vështirë në këtë kohë krize. Ndaj Mbappe mund të transferohet sezonin e ardhshëm si lojtar i lirë, duke lënë klubin transalpin të mendojë për një zëvendësues ideal të tij.

Dhe Zgjedhja e parë e klubit të Al-Khelaifit është Cristiano Ronaldo, të cilit i skadon kontrata qershorin e ardhshëm. Me ardhjen e yllit portugez do të formohej një tredhëmbësh ndoshta më i miri në të gjithë historinë e futbollit, Messi-Neymar-Ronaldo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb