Çfarë është futbolli? Një top që rrotullohet në fushën e blertë? Jo, është shumë më shumë. Është emocion, pasion, është mënyrë jetese.

Kjo u tregua edhe një herë pas vdekjes së Davide Astorit, ngjarje që befasoi jo vetëm futbollin italian, por edhe atë botëror.

Tragjedia preku të gjithë, duke nisur nga tifozët, lojtarët, trajnerët, por edhe presidentët e klubeve dhe njerëzit e sportit. Më poshtë keni temat më të përfolura pas vdekjes së kapitenit të Fiorentinas.

Pse Seria A u ndal pas vdekjes së Astorit?
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar të Italisë dhe komisioner i ligës së Serie A, Giovanni Malago, ka treguar se si kanë rrjedhur gjërat pasi u bë publik lajmi për vdekjen e mbrojtësit italian.

Davide-Astori-Barca-Atletico

“Rreth orës 10 më ka thirrur Marco Brunelli (ministri i Mbrojtjes) dhe më ka dhënë lajmin tragjik. Më ka shpjeguar se si drejtuesit e Fiorentinas kur kishin trokitur në dhomën e Astorit e kishin gjetur pa shenja jete (ai ishe duke pushuar në hotelin e skuadrës, në pritje të ndeshjes ndaj Udineses)”.

“Kam mbetur pa fjalë, po i qëndroj afër gruas së tij, Francesca dhe vajzës Vittoria. Vendimi për ndalim ishte i drejtë. Futbolli që unë dua është ai që tregon vlera, ideale dhe respekt”.

Vdekja e Astorit ishte shokuese për lojtarët, ja çfarë kishte ndodhur në ndeshjen Genoa-Cagliari që ishte në pritje të fillojë nga ora 12:30:

Ndeshja e parë e të dielës për javën e 27-të në Serie A, ishte ajo në mes Genoas dhe Cagliarit.
Lajmi për Astorin preku gjithë lojtarët dhe tifozët e pranishëm në Marassi, kjo pasi mbrojtësi ishte pjesë e Cagliarit nga viti 2008 deri 2014 dhe Malago shpjegoi se çfarë ndodhi realisht pak minuta para ndeshjes: “Të gjithë ishin duke pritur që lojtarët e Genoas dhe Cagliarit të dilnin në fushë. Por, pasi Davide kishte luajtur në Sardegna (Cagliari), disa nga shokët e tij nuk dëshironin të dilnin në fushë. Kam kontaktuar presidentët e dy klubeve, Giulinin dhe Preziosin, dhe pastaj Marcello Nicchin (shefin e gjyqtarëve) dhe e shtymë ndeshjen”.

Shumë lojtarë nga klube të ndryshme nuk dëshironin të dilnin në fushë:
Pasi u bë publik lajmi, shumë mesazhe ngushëlluese shpërthyen në internet, ato ishin nga bashkëlojtarët, klubet italiane dhe nga mbarë bota. Pasi Astori ishte i respektuar në Itali, shumë lojtarë të prekur nga lajmi refuzuan të luajnë ndeshjet. Malago ka thirrur gjithë skuadrat për ta konfirmuar këtë dhe pasi e kuptoi se ishte e vërtetë, vetëm sa e forcoi bindjen se nuk duhet luajtur e diela e javës së 27 në Serie A, shkruan tg.

Derbi mes Milanit dhe Interit, më i vështiri për t’u anuluar:
Milano ishte e stërmbushur këtë të diel, nuk ishte java e modës, por dita e derbit të qytetit. Tifozë nga e gjithë bota kishin udhëtuar në qytetin italian dhe ishin gati për të ndjekur Derby della Madonnina dhe Malago shpjegon vështirësitë për ta anuluar këtë ndeshje:
“Dyshimet më të mëdha për shtyrje natyrisht që ishin te ndeshja Milan-Inter. Më thanë që Borja Valero dhe Vecino nuk dëshironin të dilnin në fushë. Pas kësaj kam telefonuar ministrin Minniti, por ai nuk u përgjigj pasi ishte duke udhëtuar me aeroplan. Pas kësaj kam thirrur Shefin e Policisë dhe i kam thënë se duam ta shtyjmë ndeshjen. Ata më thënë se ndajnë të njëjtin mendim me mua dhe pastaj kam vendosur që t’i shtyj edhe gjithë ndeshjet tjera. Milani ka treguar disponueshmëri”.

Kur do të luhen ndeshjet e mbetura në Serie A të javës së 27-të, nga 9 deri 20 maji?:
Klubet e Serie A do të takohen nesër (e hënë) për të gjetur një zgjidhje për orarin e ri të ndeshjeve. Ka disa mundësi, por edhe disa probleme. Problemi më i madh është shkaktuar nga ndeshja Milan-Inter, pasi kuqezinjtë luajnë në finale të Kupës së Italisë ndaj Juventusit më 9 maj dhe ndaj Arsenalit në Ligën e Evropës me 16 maj. Një mundësi është që finalja e Kupës të luhet pas përfundimit të sezonit në Serie A dhe në vend të saj të luhet derbi i Milanos.

Ndeshjet tjera të Serie A mund të luhen të mërkurën e 14 marsit, por jo natën sepse luhet Liga e Kampionëve, gjithsesi kjo është vetëm një mundësi.

Por, Atalanta-Sampodoria nuk mund të luhet, sepse Atalanta ka tashmë të aranzhuar ndeshjen ndaj Juvensit me 14 mars, që më herët ishte ndalur për shkak të borës.

Datat tjera janë më pak të mundura, pasi disa nga lojtarët janë të angazhuar me përfaqësueset e tyre për përgatitjet e Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’. Një gjë është e sigurt, gjetja e një zgjidhjeje se kur do të luhen ndeshjet e mbetura, nuk do të jetë aspak e lehtë.

https://youtu.be/DD5AWpU5ZWI

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb