Mes Man.United dhe C.Ronaldo nuk ka më paqe, kjo është e vetmja gjë e sigurt për momentin, ndërsa mbetet e paqartë kur do të shkojnë në divorci, në janar, apo në përfundim të sezonit kur i përfundon dhe kontrata.

Nuk është e qartë as e ardhmja, më shumë ka zëra se sa pista konkrete. Nga Amerika mediat flasin për një transferim të mundshëm të CR7 në MLS ku ndiqet nga dy ekipet e Los Angeles, LAFC dhe Galaxy.

Nëse Ronaldo nuk gjen një skuadër të përshtatshme në Evropë, për të përmbushur egon e tij sportive, atëherë mund të pranojë të transferohet në Amerikë, ku Inter Miami i Devid Beckham shihet favorit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb