Turqia nuk ndal kërkimet në Mesdheun Lindor teksa anija ”Orus Reis” i është afruar shumë afër ishujve kufitarë grekë Kastellorizo dhe Stroggili.

Më e nxehtë situata është tek ishulli i fundit, pasi anija ”Oruc Reis” po udhëton 12 milje larg saj teksa shoqërohet nga dy anije luftarake Ataman dhe Cengiz Han.

Greqia nga ana tjetër është e vendosur mos e tolerojë Erdoganin duke i vendosur ”vijat e kuqe”. Mediat greke paralajmërojnë një skenar thriller pasi ushtritë e dy vendeve janë në gatishmëri.

Konflikti mund të përshkallëzohet në përplasje ushtarake greko-turke në ishujt kufitar. Ministri i Shtetit, George Gerapetritis ka saktësuar se ”vija e kuqe” e Athinës zyrtare është sovraniteti kombëtar. Sipas tij në Mesdheun Lindor ajo vijë është 6 milje detare dhe nëse shkelet atëhere Greqia nuk do falë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb