E marta regjistroi jo pak incidente në rrugët e Tiranës, me tifozëritë e Feyenoordit dhe Romës që shkaktuan trazira.

Fillimisht, disa tifozë holandezë dhunojnë një të ri shqiptar, i cili përfundoi në spital.

Pak më vonë, përplasjet mes tyre u përshkallëzuan me efektivët, ku u përdorën flakadanë e shkopinj. Këto skena, duket se janë kthyer në një shqetësim për Princin Leka II.

Në një reagim në rrjetet sociale, Princ Leka deklaroi për ANP-në se kombinimi i birrës dhe presionit të bashkëmoshatarëve ndikoi te mbështetësit e rinj.

“Shumica prej tyre ndoshta thjesht po kalojnë mirë, por policët shqiptarë janë dërguar në spital”.

“Kjo është e re për Shqipërinë. Kemi vetëm turma të zhurmshme në demonstratat politike. Këtu futbolli është normalisht një çështje familjare”, ka deklaruar Leka.

Kujtojmë se ndeshja do të zhvillohet në orën 21:00 dhe në dispozicion të tifozërive janë vendosura ambiente të veçanta, në mënyrë që të gjithë të shijojnë festën.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: