Gazetari Erjon Skëndaj, në një transmetim të drejtpërdrejtë në “News 24”, deklaroi se Sonatoriumi është thuajse plot me pacientë, duke shtuar se kapaciteti i urgjencës është gati maksimal.

“Në Sonatorium, nga data 15 nëntor, kanë nisur të vijnë përveç urgjencave të veriut të vendit, edhe urgjencat e Tiranës. Gjysmën e rasteve të rënda të të gjithë Shqipërisë e zë Tirana. Spitali është thuajse plot, urgjenca është në kapacitetet maksimale dhe para urgjencës, kishte 4 ambulanca, që kishin të sëmurë.

Kapaciteti i urgjencës ishte gati maksimal. Sonaturiumi po përjeton të njëjtën situatë që përpara datës 15 nëntor e kemi parë përpara Spitalit Infektiv. Një pjesë e urgjencave kanë kaluar nga Sonatoriumi tek Infektivi. Pas datës 15, numri i shtrimeve në Sonatorium, e kalon shifrën e 30 shtrimeve”, tha Skëndaj.

Më tej, Skëndaj theksoi se në spitalin Covid-2, nuk ka shtretër të reja të lira.

“Është deklaruar se në Sonatorium kishte vetëm 30 shtretër të lirë, që janë zënë që në ditën e parë. Tani pacientët e rinj shtrohen vetëm në shtretër që lirohen nga pacientë të ndryshëm ose nga persona që fatkeqësisht ndërrojnë jetë nga Covid-19.

Në spitalin e Covid-3 ka 30 shtretër të lirë, është shtojcë e spitalit Covid-1. Në Covid-3 ka pasur edhe vdekje, pasi kishte pacientë që ishin në intubim”, theksoi Skëndaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb