Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili është prekur nga koronavirusi, vlerëson maksimalisht vendimin e qeverisë për të dërguar në Itali 30 mjekë e infermierë, që do të shërbejnë në luftën kundër COVID-19.

Brataj shkruan në “Facebook” se dërgimi i mjekëve në Itali i ka dhuruar të njëjtën ndjesi e emocion si në atë ditë te Këneta në Durrës, kur ekipet italiane po rrënonin nën gërmadhat e tërmetit tragjik për të shpëtuar jetë shqiptarësh.

Mesazhi i Bratajt:

JU JENI KRENARIA JONË, SHEMBULLI, VIRTYTI!

Ju jeni ajo traditë e bukur, që gjithmonë vetëm e kemi thënë me fjalë, ndërsa sot është konkrete, e prekshme reale; tradita e bukur e shqiptarit, ajo e ndihmës së personave në nevojë. Ju betohem se ishte e njëjta sken, ndjesi, emocion si atë ditë te këneta në Durrës, kur pashë ekipet e shpëtimit të Italisë në periudhën e tërmetit. Është e njëjta skenë para avionit, kur ekipet mjeksore italiane dhe Protezine Civile Italiana mernin bashkomasit tonë për ti kuruar në Itali. Sot niseni ju për të kurar qytetarët italianë! Wau,wau! Unë kam punuar 22 vjet mjek për ata njerëz të mrekullueshëm dhe sot e ndjej veten në çdo njërin prej jush. Atje ka me qindra mjekë dhe infermierë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë. Në këtë moment po japin maksimumin e tyre, por JU sot na sillni emocione, na sillni ndjesinë dhe krenarinë e të qënit mjek, bluza të bardha, humanist, por akoma më shumë të qenit SHQIPTAR! Ju po shkoni në luftë me vetëdije, kundër një armiku sa të njohur, aq të pa njohur, por me vendosmërinë e pa tundur, objektivin për të cilin keni studiuar.
Pra, JU SHKONI TË SHPËTONI JETË! Këtë mision fisnik ju e keni të skalitur në zemrat tuaja dhe tonat.
Kurajo, forca, dhe suksese çuna e goca! Me këtë solidaritet dhe vendosmëri që shohim në sytë tuaj, nuk ka virus të na ndalë!
Jeta është shumë më e bukur dhe gjithmonë fiton!

PUNË DHE KTHIM TË MBARË MANTELBARDHË!

VOI SIETE NOSTRO ORGOGLIO, ESEMPIO,VALORE!

Voi siete quella tradizione meravigliosa che sempre abbiamo detto solo a parole, invece oggi questo tradizione e concreta, toccabile, reale; la bella tradizione dei albanesi, quella di aiutare le persone al bisogno. Giuro che è la stessa scena, stesso sentimento, emozione come quel giorno a këneta (dove mi trovavo per il terremoto) a Durrazzo, quando ho visto arrivare gli ekip di salvataggio degli italiani durante il terremoto a Novembre 2019. E la stessa scena davanti al aereo, quando gli echip dei medici italiani e la Protezione Civile prendevano i nostri connazionali per curargli in Italia. Oggi partite Voi per curare i cittadini italiani! Wau, Wau! Io ho lavorato 22 anni per quel popolo e quelle persone meravigliose e oggi mi sento in ognuno di voi. La ci sono centinaia di medici e infermieri albanesi che vivono e lavorano e stano dando il massimo, pero VOI oggi ci portate le emozioni, portate sentimento e orgoglio di essere medici, di essere camice bianche, l’umanismo, pero ancor di più il fatto di essere ALBANESI! Voi state andando in guerra consapevoli, contro un nemico conosciuto e non, pero con la volontà e obiettivo per il quale voi avete studiato.
Quindi,VOI ANDATE A SALVARE LE VITE UMANE! Questa missione nobile voi lo avete scolpito nelle vostre e nostri cuori.
Coraggio, forza, e successo ragazze e ragazzi! Con questa solidarietà e volontà che vediamo nei nostri occhi non ce virus che ci ferma!
La vita e troppo bella e come sempre vincerà!

BUON LAVORO E BUON RITORNO CAMICEBIANCHE!

Dr. Skender Brataj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb