Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha në emisionin “Real Story”, në News24, se rreziku i infektimit me koronavirus ekziston edhe pasi një person merr të dyja dozat e vaksinës.

Brataj e bëri këtë deklaratë gjatë diskutimit me ekspertët në studio mbi fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, ku mes të tjerash u tha se kandidatët për deputetë janë të rrezikuar.

Pjesë nga diskutimet:
Ilir Alimehmeti: Kandidatët për deputetë janë të rrezikuar, për shkak të grumbullimeve.
Artan Koni: E mira e të mirave është të mos kishim mitingje, fushatë elektorale. Në Fier le të vihej një ekran gjigant dhe z. Basha të fliste nga Tirana. E njëjta gjë duhet të ishte dhe nga partitë e tjera politike, sepse vaksinuam kryetarin e partive dhe ai nuk ua shpërndan turmës, por problemi është se turma infekton njëri-tjetrin.
Brataj: Njerëzit duhet të kenë të qartë se edhe me vaksinim, me dy doza, ekziston rreziku i infektimit, askush nuk përjashtohet nga riinfektimi. Distancimi social është i pari që të mban larg infektimit. Duhet bërë thirrje që në një fushatë politike të ruhet distanca dhe të mbahen maskat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb