Kukësi ka fituar ndeshjen e parë për kualifikueset e Europa League. Verlindorët kanë kaluar bullgarët e Slavia Sofies pas një fitoreje të vështirë 2-1.

Ndeshja u zhvillua në ”Air Albania Stadium” dhe ishte e para për trajnerin e ri Skënder Gega i cili debutoi me ”këmbën e mbarë”.

Pjesa e parë u mbyll 0-0, kurse e dyta filloi me një penallti të ekzekutuar saktë nga nigeriani i Kukësit, Friday. Bullgarët befasuan duke barazuar rezultatin me Krasteve i cili shfrytëzoi një harkim me kokë për të çuar topin në rrjetë.

Qetësia e miqve nga Sofia zgjati vetëm 4 minuta, pasi në të njëjtën mënyrë një Godberg Cooper çoi peshë stolin e kuksianëve me ata pak të pranishëm në stadium.

Tashmë në kualifikueset e Europa League vijojnë 4 ekipe, Tirana pas eleminimit në Champions League dhe Teuta, Kukësi e Laçi pas fitoreve të sotme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb