Presidenti i nderit të Kukësit, Safer Gjici ka reaguar pasi trajneri i verilindorëve Skënder Gega është transferuar në Turqi për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga COVID-19.

Gjici shprehet i bindur se Gega do e fitojë edhe këtë betejë teksa uron që sa më shpejt të kthehet në drejtimin e Kukësit.

Disa ditë më parë tek Kukësi rezultuan me COVID-19 trajneri Gega dhe futbollistët Godberg Barry Cooper dhe Mehdi Hetemaj. Tekniku pas 5 ditësh është përkeqësuar dhe sot u dërgua për kurim në Turqi.

STATUSI NGA SAFET GJICI
Lajmi për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit tonë Skënder Gega më shqetësoi në këto ditë të vështira të që po kalojmë.
Uroj, që sa më shpejt gjendja e tij të përmirësohet dhe ai të kthehet në ne drejtimin e ekipit tonë .
Jemi të gjithë me ty Skënder në këto momente të vështira.
Jam shumë i bindur që ti do ta fitosh këtë betejë


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb