Trajneri i të kuqve Skënder Gega e cilëson si një zgjedhje zemre afrimin e tij te Partizani gjatë verës. Ai ka treguar për “SuperSport” se kishte pritur momentin dhe ishin përshtatur kushtet që më në fund të jepte kontributin edhe në pankinë për skuadrën e zemrës. “Në fakt, periudha e gjatë që kam jetuar jashtë shtetit e bëri pak jetën sportive larg nga Shqipëria, por kam qenë gjatë gjithë kohës aktiv me moshat, akademitë, universitetet. U poqën kushtet ku dy fëmijët janë të rritur e martuar, pata hapësirën dhe shtytjen, dëshirën për t’u kthyer e kontribuar në klubin ku jam rritur, ishte sfidë me zemër dhe sfidë profesionale. Partizani në Shqipëri është klub i madh, për një periudhë të gjatë jam larguar, nuk e kam ndjekur nga afër. Por kam qenë aktiv gjatë shumë vitesh, kam pritur shansin tim, kështu funksionon te Reali, te Partizani, kudo”, theksoi Gega në fjalët e tij. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb