I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, kreu i Partisë Social-Demokrate, Skënder Gjinushi ka treguar se pse në krye të listës së tij në Shkodër qëndron emri i Tom Doshit.

Sipas tij, Doshi e ka treguar se ka mbështetje të madhe në Shkodër, dhe mbështetjen e vë në shërbim të njerëzve, raporton BalkanWeb.

Tom Doshi po kandidon nën siglën e Partisë suaj?
Gjinushi: Po ai është kapolista, është i pari në listën e Shkodrës, kandidaturë më të mirë s’mund të gjenim.  Ka treguar që ka mbështetje, di ta rikthejë mandatin e njerëzve. E vë në shërbim të njerëzve. Është nga figurat më të pranuara.

Tom Doshi ka thënë se nëse fiton do japë dorëheqjen nga mandati?
Gjinushi: Kur e tha? Mandati nuk fitohet që t’ë dorëzohet pastaj.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: