Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “Neës 24” deklaroi se dorëheqja e ministrit Sandër Lleshaj ishte e domosdoshme, pas ngjarjes së rëndë, ku polici vrau një djalë 25-vjeçar.

Minxhozi thekson se reflektimi politik për ngjarjen ishte shumë i lartë.

“Nëse ministri nuk do kishte ikur nga detyra, do isha me protestuesit. Kam qenë për dorëheqjen e Sandër Lleshajt, megjithëse rezulton i pa-përfshirë në ngjarje, megjithëse ngjarja është banal, ku një polic vret një djalë të ri.

Është marrë kontakt institucional me familjen e të ndjerit dhe kjo ka shkaktuar ç’tensionimin e situatës. Ngjarja kishte dy palë, policisë dhe shoqërisë, e nga të dyja palët e kanë marrë përgjigjen. Reflektimi politik për ngjarjen ishte shumë i lartë”, deklaroi Minxhozi.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb