Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Strory” në “News 24” deklaroi se nuk mund të kalojmë dot nga drejtësia e plepave tek ajo skandinave.

Minxhozi theksoi se edhe institucionet e reja të drejtësisë po ndërtohen me stres.

“Presidenti është subjekt i Kushtetueses. Është kryetar shteti që ka guxuar të shtyjë zgjedhjet, një precedent që do të studiohet nëpër shkolla. Meta nuk luan pastër në këtë lojë. Nuk mund të kalojmë nga drejtësia e plepave tek drejtësia skandinave.

Reforma në drejtësi ka dy probleme të mëdha, njëra edhe vakumi institucional. Deri tani kanë fituar skeptikët, pasi nuk ka produkt nga kjo reformë. Reforma në drejtësi po ngrihet me stres. Ka 2 vjet që është ndezur skena politike, duke pasur debate për këtë reformë”, tha Minxhozi.

 

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb