Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se presidenti Ilir Meta nuk do të donte që PD e PS të ishin bashkë në qeveri, pasi kështu do i rrëmbehej retorika e integrimit.

“Presidenti Ilir Meta donte të thoshte se Lulzim Basha është peng i Edi Ramës. Unë them se Meta dhe Basha kanë pasur probleme më 2017, kur u bë një qeveri PD-PS. Nuk ka gjë më të turpshme sesa një qeveri mes PD dhe PS.

Kur Meta sheh se po flet më shumë se Basha, i duket sikur vetë është lideri opozitar. Meta i frikësohet një qeverie mes PD-së dhe PS-së, i rrëmben retorikën e integrimit. Partia Demokratike nëse merr 40 a 45 deputetë, do të ishte vërtetë poshtë”, tha Minxhozi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb