Shkrimtari Skënder Sherifi ishte i ftuari i parë në programin “Dola te Ola”. Ai vetëm pak javë më parë ka publikuar librin e tij të fundit “Love Songs” dhe me kënaqësi i dhuroi nga një kopje vëllezërve korçarë shoqëruar me një mbishkrim të veçantë për artistët. “Love Songs” përmban 100 tekste këngësh, ndaj Stefi e falënderoi dhe i premtoi se nëse me ndonjë nga tekstet do t’i frymëzojë, do të bashkëpunojnë me të.

Fotografia e parë që u shfaq në studio për Skënder Sherifin ishte sigurisht kur ai ka qenë foshnje, pasi sikurse tha aty është pikënisja e jetës.

Historia familjare e poetit është e veçantë, ai ka lindur në Viti të Kosovës, ndërkohë babanë e ka patur nga Tropoja, ndërsa nëna e tij ka lindur në fshatin Vuthaj në Mal të Zi.

Shkrimtari tregoi se babanë e ka patur të burgosur në Shkodër dhe më pas e kishin dërguar në Porto Palermo. Ai zbuloi se i ati ishte arratisur nga burgu dhe ishte drejtuar drejt Gjakovës. Një fotografi me shall në kokë e të atit i ngjalli kujtime shkrimtarit, ai tregoi se si babai me shumë fanatizëm kishte ruajtur të gjitha traditat dhe zakonet e Malësisë së Madhe.

Prindërit e tij u zhvendosën në Bruksel si refugjatë politikë, ndërkohë që Skënderi ishte vetëm 1 vjeç e gjysmë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb