Një nga njerëzit më të shtrenjtë në jetën e gjithsecilit është padyshim nëna, e tillë është edhe për shkrimtarin Skënder Sherifi. Ai me shumë krenari flet për nënën e tij dhe zbuloi se ajo ka shkruar tekstin e këngës së Kastriot Tushës “Sytë në flamur te pavarësia”, që këngëtari i mirënjohur ka kënduar për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Nëna e tij ka qenë një besimtare speciale, dhe në studion e Olës u shfaq fotografia e saj me udhëheqësin e bektashinjve Baba Mondin në Tiranë. Ndërkohë nëna e tij ka qenë nismëtarja për ndërtimin e një teqeje në Shkodër, ndaj mban emrin e saj Xhevahire Ahmetaj.

Skënder Sherifi e ka bërë të lumtur nënën e tij, pasi ai është nderuar me shumë çmime, madje siç shkrimtari tregoi nga vitet ‘76 deri në ‘80 nga Ibrahim Rugova ka qenë i mbivlerësuar. “Me ka dashur jashtë mase, më ka lexuar dhe kuptuar. Ibrahim Rugova ka lexuar shkrimet e mia origjinale në frëngjisht”, tha ai

\Në studio u shfaq edhe fotografia ku ai është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti Ilir Meta. Ata kanë realizuar një fotografi me librin “Festivali i Pasioneve”, dhe është pikërisht libri ku Skënder Sherifi ka folur dhe për babanë e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: