Vëllezërit korçarë e përshëndetën poetin Skënder Sherifi me një këngë shumë të dashur për ta dhe për publikun “Ti s’e meriton”, e cila ka qenë pretendente për çmimin e parë në “Top Fest”.

Skënderi mori një videomesazh gjatë programit nga miku i tij i ngushtë aktori Kastriot Ramollari, i cili e emocionoi shkrimtarin, pasi kishte zgjedhur fjalë të veçanta për të.

“Miqësia jonë mbush 10 vjet, për mua është një nga njerëzit më specialë që kam njohur. Është njeri i veçantë, poet i veçantë, krejt autentik, i sinqertë, i çiltër deri në naivitet, i drejtë, thellësisht i drejtë, i merakosur gjithmonë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha ai ndër të tjera.

Ndërkohë shkrimtari e cilësoi atë si një vëlla shpirtëror dhe shtoi se miqësia për të është shumë e rëndësishme. Ai shtoi se nuk ka ndryshim mes miqve shqiptarë apo belgë, janë njëlloj, vetëm varet nga raporti që secili arrin të krijojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb