Eni Imami është goditja e vetme e rëndësishme e Skënderbeu në këtë merkato dimri por arritja më e madhe e klubit është mbajtja e senatorëve. Nga Korça nuk është larguar asnjë lojtar por e ardhmja dhe fundi i merkatos mund të sjellë ndryshime në një kohë kur çdo lojtar është në shitje nëse vjen oferta e duhur, fakt të cilin presidenti Ardian Takaj e ka shprehur në çdo dalje publike.

Takaj
Takaj

Në një intervistë të fundit për “Panorama Sport”, numri një i klubit korçar ka konfirmuar se disa klube po vijojnë të ndjekin me interes Devi Bregut.

Bregu
Bregu

Talenti vlonjat ka qenë dhe më herë objekt dëshirash nga disa klube por këtë herë janë në fazë të avancuar dhe gjithçka mund të mbyllet në javët në vijim. Takaj ka lënë të hapur edhe pistën për një largim të mundshëm të Bruno Ditës.

Dita
Dita

Kapiteni e pranoi në studion e “Sport News Plus” në News24 se për shërbimet e tij është interesuar zyrtarisht klubi i Tiranës. Nëse palët, Skënderbeu dhe Tirana, arrijnë të gjejnë akordin financiar, Dita pritet të transferohet në kryeqytet në ditët e fundit të merkatos. Largimi i mundshëm i Bregut dhe Ditës do të krijonte një boshllëk të madh në formacionin e Ilir Dajës, pasi bëhet fjalë për dy titullarë absolut.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb