Një ish-futbollist i Tiranës që ka shkruar historinë me klubin bardheblu, Artur Lekbello, po lufton me jetën dhe për këtë aktorë të shumtë nga të gjithë sportet po mundohen për të lehtësuar barrën financiare që i duhet për t’u kuruar.
11111111111
Si fillim, ishte grupimi “Tirona Fanatics” që së bashku me KB Tirana, lajmëruan në faqen e tyre në “facebook” për organizimin e një ndeshje miqësore ku të ardhurat do të shkonin për “Tushen”, siç thirret ndryshe me pseudonim idhulli i tifozërisë bardheblu.

Por sporti ka lindur për të bashkuar njerëzit dhe kjo nuk ka tjetërsim.

Pak më parë një gjest i madh ka ardhur edhe nga klubi i Skënderbeut. Korçarët luajnë sfidën e rradhës në kampionat ditën e nesërme dhe me një status në faqen e tyre në intenet i kanë bërë thirrje tifozërisë të jetë sa më e shumtë në mënyrë që 50% e të ardhurave nga biletat të shkojnë për Arturin.
artur-skenderbeu
Të ardhurat e biletave për Artur Lekbellon!

Bordi drejtues i klubit me në krye presidentin Takaj pasi janë njohur me gjëndjen e rëndë shëndetësore të Artur Lekbello, ish lojtar i kombëtares Shqiptare, Tiranës dhe Arisit kanë vendosur që 50% e të ardhurave nga shitja e biletave të ndeshjes, Skënderbeu-Tirana që do të zhvillohet nesër të shkojnë për kurimin e Arturit. Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ fton të gjithë faktorët sportiv në vënd të sensibilizohen me Arturin. Ne nuk mund të ndihmojmë të gjithë, por të gjithë mund të ndihmojmë një! #mearturin #jemiskënderbeu #ejanëstadium

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb