Klubi i Skënderbeut i është përgjigjur Partizanit për deklaratat e bëra në lidhje me incidentin e ditës së premte ku tifozëritë e dy klubeve hynë në fushë duke sulmuar njëra-tjetrën.

Partizani akuzonte Skënderbeun si klubin pritës i cili nuk kishte marrë masat e duhura për organizimin e ndeshjes, ndërsa korçarët me reagimin e fundit thonë se tifozët e Partizanit janë një grupim me prapavijë politike, të cilët janë të paprekshëm nga ligji.

Skënderbeu më tej i bën thirrje FSHF-së që të presë zbardhjen e çështjes nga ana e Prokurorisë dhe pastaj të japë dënimet nëpërmjet Komisionit të Disiplinës.

Reagimi i plotë i klubit të Skënderbeut

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb