Skënderbeu luan betejën e fundit ligjore, sfidën më të rëndësishme që nga momenti kur u rikthye në elitën e futbollit shqiptar. Klubi korçarë përballet sërish më UEFA-n, këtë herë në zyrtar e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, ku në valle është mbase dhe vetë ekzistenca e tyre. Dënimi me 10 vite pezullim nga të gjithë kompetcionet europiane, me motivimin për trukim dhe manipulim ndeshjesh, ishte një dënim i paprecedentë, një dëmtim të cilin UEFA e përdori dhe po e përdor si shembull për të luftuar këtë plagë të madhe të futbollit.

Këtë të martë në Lozanë të Zvicrës, vihen përballë jo vetëm UEFA dhe Skënderbeu, por i gjithë sistemi që qeveria e futbollit europian kërkon të ngrejë, ku një klub mund të dënohet në bazë të sistemit që monitoron luhatjet e koeficienteve, pa pasur prova konkrete. Kjo do të jetë thjeshtë një seancë dëgjimore, e cila sipas klubit korçarë do të pasohet me një tjetër ditën e mërkurë.

Drejtuesit e klubit të Skënderbeut nuk kërkojnë ulje të dënim por kërkojnë pafajësi të plotë, por për të mësuar vendim final nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv duhet pritur ende kohë, këtë e konfirmon zyrtari i klubit të Skënderbeut, Oldi Lulja: “CAS? Përfaqësuesit ndodhen në këto momente në Lozanë për një seancë dëgjimore dhe pas një muaji, pritet të marrim një përgjigje përfundimtare”, u shpreh Lulja.

51223915 242609229954161 3073073804939886592 N
51223915 242609229954161 3073073804939886592 N

I pranishëm në Lozanë përveç avokatëve që janë kontraktuar nga klubi korçarë është edhe presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: