Skënderbeu ka nisur përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit me shumë paqartësi dhe me një merkato të kujdesshme. Në Korçë vijon të qëndroj si hije dënimi i UEFA-s, gjithçka rrotullohet rreth këtij vendimi që i heq të drejtën për të luajtur në Europë për dhjetë vite. Presidenti Takaj dhe e gjithë pjesa tjetër e ekipit vijojnë të shpresojnë se Gjykata Federale në Zvicër do të shfuqizoj këtë vendim drastik.

Imami
Imami

Për të parë rëndësinë e këtij dënimi mjafton të shohim kontratën që Eni Imami ka firmosur me klubin korçar. Ish futbollisti i Tiranës ka nënshkruar një kontratë deri në përfundim të sezonit me opsion rinovimi edhe për 2 vite të tjera nëse Skënderbeu arrin të fitoj gjyqin me UEFA-n. Mëngjarashi është goditja e parë e rëndësishme e klubit korçar, një lojtar ekspert që do ti bëj shumë punë Ilir Dajës.

Ilir Daja
Ilir Daja

Në fakt tekniku kryeqytetas është blerja më e madhe e Ardian Takaj, mos largimi i tij mban të lidhur dhe një pjesë të mirë të titullarëve si Bruno Dita, një nga lojtarët më të kërkuar por që ashtu si Daja ka vendosur ti qëndroj besnik kontratës me Skënderbeut.

Otto Xhon
Otto Xhon

Largimi i parë vjen nga faza ofensive teksa Otto Xhon është transferuar tek Prishtina në Superligën e Kosovës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb