ELBASAN- Në pritje të fillimit të ndeshjes Skënderbeu-Milsami, që luhet mbrëmjen e sotme në 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena”, janë krijuar tensione të vogla midis policisë dhe tifozëve.

Tifozët kanë kërkuar të fusin banera në stadium, por nuk janë lejuar nga forcat e policisë të cilët kanë ushtruar kontrolle të rrepta.

“E kemi bërë të qartë që nuk lejohen banerat. Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve”, thekson Policia e Elbasanit.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: