Pashkët sollën festë në qytetin e Korçës, Skënderbeu u rikthye tek fitorja dhe këtë e bëri pikërisht në momentin më të rëndësishëm të sezonit, përballë një rivali direkt si Flamurtari. Ai trepikësh i kthehen dhe një herë në garë për të siguruar një vend në kupat e europës, një objektiv që korçarët dëshirojnë ti shkojnë deri në fund në pritje të vendimit përfundimtarë nga KAS.

Ske
Ske

Këtë fundjavë udhëtojnë drejt kryeqytetit ku i pret Tirana, një skuadër gjithashtu e etur për pikë. Interesant është fakti që Skënderbeu nuk ka fituar asnjë përballje këtë sezon kundrejt bardhebluve, 2 barazime dhe një fitore për Tiranën e ardhur pikërisht në Korçë. Statistikat janë gjëja e fundit që shqetëson trajnerin Shehi në këto momente.

Radas
Radas

Si gjithnjë, gjatë këtij sezoni, Shehi e ka pasur shumë të vështirë të zgjedh, shpesh për shkak dëmtimesh e shpesh për shkak kartonësh nuk e ka pasur thuajse kurrë në dispozicion grupin e plotë. Në këtë sfidë duhet të bëjë llogaritë pa dy lojtarë titullarë shumë të rëndësishëm si Marko Radas dhe Bruno Dita, të dy të pezulluar për shkak kartonësh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb