Në Korçë Skënderbeu dhe Kukësi do të ndahen në barazim, por ky rezultat u rri ngushtë të zotëve të shtëpisë, që bënë më shumë për ta marrë suksesin. Në minutën e 2-të, Meksit do i anulohet goli për pozicion jashtëloje, ndërsa Krasniqi do të pretendojë në dy raste për 11 metërsh (minuta 11-të dhe 59-të).

Pollozhani detyron Xhikën të fluturojë për ta mbajtur portën e paprekur në minutën e 35-të, ndërsa në të 62-ën Krasniqi është i pafat kur gjuajtja e tij shkon ngjitur me shtyllën pingule, sikundër edhe Daja, që sheh silurin e tij të shkojë pranë trekëndëshit të Xhikës në minutën e 80-të. Do të mbyllet 0-0, Skënderbeu është i pesti pas javës së 8-të me 13 pikë, ndërsa Kukësi me 11 pikë mbetet u shtati.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb