KORCE- Mbyllet në barazim 1-1 prologu i javës së tretë të kategorisë superiore, teksa në Korçë Skënderbeu ka pritur Laçin. Një ndeshje mjaft e bukur e luajtur në një stadium bosh për shkak të dënimit të Komisionit të Disiplinës. Skënderbeu e nis më mirë përballjen, port ë parët do të shënojnë miqtë.

Në minutën e 29-të Uzuni do të lëvizë mjaft mirë në zonë dhe me të majtën do të ndëshkojë Teqen në trekëndishin e majtë të portës së tij. Gjithsesi gëzimi i miqve nuk zgjat shumë pasi katër minuta më pas Muzaka është në vendin e duhur për të shtyrë në rrjetë topin e kthyer nga shtylla.

Emocionet më të mëdha do të jenë në pjesën e dytë, pavarësisht se nuk do të ketë më gola. Leonit Abazi lë me 10 vetë korçarët kur në minutën e 74-ët merr kartonin e dytë të verdhë dhe shkon në dushe më shpejt se të tjerët.

Në finish të kohës shtesë, Laçi do të ketë dy mundësi të arta për të marrë fitoren, por Aldo Teqja do ta mbrojë me sukses pikën për Skënderbeun, që lejon korçarët të ngjiten në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Laçi shkon në 5 pikësh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: