Skënderbeu ka arritur një fitore me vlera në Korçë ndaj Vllaznisë që e kthen në lojë për një nga 4 vendet e para që e çojnë në Europë. Ujqërit e Dëborës i janë falur golit të Belajdi Pusit në minutat e fundit që dhuroi 3- pikëshin me shumë vlera, që njëkohësisht e shkëpusin Skënderbeun nga zona e ftohtë dhe e çojnë në garë për një vend në Europë.

Gripshi zhbllokoi sfidën në minutën e 10-të por Ardit Krymi në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 73-të barazoi sfidën. Por pikërisht në minutat e fundit u desh një 22- vjeçar për t’i dhënë fitoren korçarëve.

Vllaznia me këtë humbje pozicionohet në vendin që e çon në ‘Play- Off’ me fituesen e vendeve të dyta nga Kategoria e Parë, por kampionati nuk ka mbaruar ende teksa sipër ka Bylisin e Ballshit me 5 pikë larg.

Kurse Skënderbeu nga ana tjetër lë pas 9 pikë mbrapa Vllazninë, teksa para ka Teutën 2 pikë dhe Laçin 4 pikë që mban momentalisht vendin e 3-të, që e çon në Europë, edhe pse Skënderbeu edhe nëse e arrin s’mund të luajë pa marrë pafajësinë nga Gjykata Federale në Zvicër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb