Pas barazimit 1-1 në “Qemal Stafa” ndaj Partiznait, të besuarit e Mirel Josës janë rikthyer te fitorja në kampionat. Bardhekuqtë kanë mundur sot me rezultatin e thellë 5-1 Flamurtarin në një ndeshje spektakolare. Takimi ka nisur menjëherë vrullshëm nga te dyja ekipet. Vendasit treguan se kishin më shumë dëshirë të fitonin këtë takim dhe gjejnë të parët golin. Është Marko Radas që nga një goditje kendi, godet në mënyrë perfekte duke mposhtur Ilion Likën dhe i jep avantazhin të tijëve.

Festa e korçarëve nuk zgjat shumë pasi pak minuta më vonë, arbitri akordon një penallti të dyshimtë për Flamurtarin dhe Kushtrim Lushtaku barazon shifrat në 1-1. Pjesa e parë do të mbyllej me ketë rezultat.

Në pjesën e dytë, Skënderbeu hyn në fushë me një tjetër fytyrë dhe nis sulmet e njëpasnjëshme në drejtim të portës kundërshtare. Në minutën e 55-të është i zakonshmi Hamdi Salihi që pas një goditje nga këndi e dërgon topin në rrjetë duke rikthyer epërsinë për vendasit.

Me këtë gol nis edhe festa e korçarëve të pas këtij momenti do të ishin të papërmbajtshëm. Vetëm 4 minuta më vonë, akordohet penallti në favor të Skënderbeut dhe është sërish Salihi që e kthen në gol. Vlonjatët janë çorientuar totalisht dhe ekipi i Josës është zot në fushë. Në minutat e mbetura ka vend edhe për dy gola të tjerë ku Xhejms dhe sërish Salihi do të conin shifrat në 5-1. Mbyllet gjithçka me këtë rezultat dhe Skënderbeu merr një fitore të rëndësishme që i mundëson të ruajë distancën me +4 nga ndjekësit e Partizanit.

Me fitoren e arritur sot, Skënderbeu i Mirel Josës mban vendin e parë në klasifikim me 63 pikë, ndërsa Flamurtari vijon të mbetet në pozita kritike pas e sheh veten në vendin e tetë me 23 pikë, 2 më pak se Bylisi që ndodhet i parafundit./panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: