Klubi i Skënderbeut ka zyrtarizuar sot Skënder Gegën si teknikun e ri të skuadrës bardhekuqe. Presidenti Ardian Takaj, pasi ka pranuar dorëheqjen e Memellit, ka nisur menjëherë kontaktet për të gjetur një trajner të ri dhe i ka besuar pankinën Gegës.

“Skënder Gega, zyrtarisht Bardhekuq. Tekniku Skënder Gega është zyrtarisht trajner i Skënderbeut. Presidenti Ardjan Takaj ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit me trajnerin e mirënjohur.

Gega do të vendoset menjëherë në shërbim të ekipit dhe prej nesër pas prezantimit me ekipin do të nisë përgatitjet për takimin e radhës ndaj Laçit në transfertë! Mirë se vjen Skënder Gega!”, – shkruhej në njoftimin e klubit që zyrtarizonte marrëveshjen mes palëve.

Gega ka drejtuar në Superiore vetëm Partizanin dhe Kukësin, duke arritur kulmin me të kuqtë teksa fitoi titullin kampion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb