Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar fotot gjatë inspektimit të ditës së sotme në Inceneratorin e Tiranës. Zhupa shkruan se sot u konstatua nga afër një skenë krimi ku groposen qindra mijëra ton mbetje në Landfillin e Sharrës.

Zhupa shprehet e u vërtetua se nuk ekziston asnjë projekt i realizuar, asnjë themel godine i nisur që të ndertohet dhe kryej shërbimin e diferencimit, riciklimit dhe incenerimin e mbetjeve.

 

” 35 milion euro të paguara nga paratë e taksapaguesve të Tiranës dhe së fundmi Durrësit dhe Kavajes për një kontratë korruptive dhe mafioze e cila prodhon një faturë deri në 430 milion euro!  Sot, konstatuam nga afër bashkë me koleg të Komisionit Hetimor, një skenë krimi ku groposen qindra mijëra ton mbetje në Landfillin e Sharrës.  Provuam me fakte para shqiptarëve që aty nuk ekziston asnjë projekt i realizuar, asnjë themel godine i nisur që të ndertohet dhe kryej shërbimin e diferencimit, riciklimit dhe incenerimin e mbetjeve.”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: