Kreu i Grupit të PS Taulant Balla nuk i ka kursyer ironitë ndaj opozitës. Në fjalën e tij në Kuvend, Balla u shpreh se kur të krijojnë partinë e re, ta quajnë atë partia kundër investimeve.

Më tej kreu i Grupit të PS, tha se  për ngritjen e një Komisioni Hetimor duhet të respektohet Kushtetuta dhe se nuk mund të ngrihet sipas qejfit.

“Keni sëmundje, një punë në jetën tuaj nuk keni mbaruar.  e mbani mend këndin e lojërave, heroi Gent Strazimiri që doli me armë…Mondi pusho ti. Po Klevis Balliun heroin  e heshtur të Astirit e mbani mend. Ore ky është ky çuni i Fahriut, djalë i mirë punon fort. Ju kur të bëni partinë e re quajeni partia kundër investimeve. Tani kur propozoni ngritjen e një Komisioni…Sa i përket pjesës përmbajtësore, varianti i parë nuk respekton parimin e shtetit të së drejtës,. Nuk ngrihet një Komision Hetimor për çfarë keni qejf ju. Së pari duhet të respektohen parimet kushtetuese…”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb