TIRANE

Me ardhjen e verës të gjithëve na vjen “dëshira e madhe” për të shkuar në palestër dhe për të përgatitur trupin për plazh. Por kjo dëshirë nuk zgjat shumë dhe dorëzohemi duke e pranuar trupin bashkë me kilogramët e tepërt (sepse sigurisht që rezultatet nuk mund të shihen për një muaj).

Palestra duhet të kthehet në regjim dhe të bëhet pjesë e rutinës së njeriut dhe çelësi është te motivimi. Ku mund ta gjejmë motivimin? Duke parë trupin e Eneda Tarifës, e cila e zbuloi “sekretin” se si ia del të qëndrojë në formë.

Duket se palestra është pjesë e pandarë e saj dhe është sekreti, jo vetëm për një trup të shëndetshëm dhe elegant, por edhe për mirëqenien fizike, mendore e shpirtërore.

“Kam qënë gjthmonë sporadike në palestër, për gjithë këto vite… Ja që këtë vit e vura prioritet dhe më besoni që jam më mirë se 10 vite më parë. Fizikisht, mendërisht, shpirtërisht. Dhe nuk është se kam hequr shumë nga dëshira për të ngrënë, por punoj fort. Ua sugjeroj fort të gjitha vajzave. Për mua tashmë është një ‘e mirë e domosdoshme’”, -shkruan Eneda përkrah videos, ku shfaqet duke u strëvitur.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: