Greqia i është përgjigjur kërcënimeve të presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan, pas mbledhje së Këshillit të Sigurimit të mbajtur sot në presidencën e Erdogan.

Ministria e Jashtme greke, në reagim e saj bën me dije se Greqia nuk paraqet asnjë kërcënim për Turqinë, duke përsëritur se vendi është pro dialogut.

“Turqia ka çdo të drejtë të mbrojë interesat e saj me çdo mjet ligjor, me kushtin bazë që të pranojë rregullat e së drejtës ndërkombëtare. Megjithatë, ajo nuk ka të drejtë të shkelë në mënyrë flagrante të Drejtën Ndërkombëtare dhe të kërcënojë Greqinë me luftë. Greqia nuk paraqet asnjë rrezik siç pretendon Turqia. Jemi pro dialogut në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Theksojmë se Greqia do të mbrojë interesat dhe të drejtat e saj legjitime nëse lind nevoja”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: